Kryeziu: Nuk e di nëse pushteti aktual e ka keqkuptuar demokracinë apo kanë tendenca për autokraci

Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka thënë se bazuar në deklaratat që bëhen sot nga pushtetarët në Kosovë, s’mund ta di nëse ata e kanë keqkuptuar llogaridhënien dhe rolin e tyre në një sistem demokratik, apo kanë tendenca për pushtet absolut.

“Nëse i lexon deklaratat e të zgjedhurve që sot janë të veshur me petkun e pushtetit, nuk e di nëse e kanë keqkuptuar llogaridhënien dhe rolin e tyre në sistemin demokratik, apo kanë tendenca për pushtet absolut. A po të dyja së bashku!?”, ka shkruar Kryeziu në profilin e tij në ‘facebook’.

Në fund, drejtori i KDI thotë se nëse këto s’janë simptoma të një përpjekje të fuqishme për të shkuar drejt autokracisë, të paktën s’përfaqësojnë as vlera të demokracisë, transparencë, qeverisjes e llogaridhënies.

“Këto, nëse nuk janë simptoma të një tendence të fuqishme drejt autokracisë, së paku nuk përfaqësojnë as vlera dhe as promovim të demokracisë, transparencës dhe qeverisjes llogaridhënëse”, ka shkruar Kryeziu.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews