Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka reaguar pas konferencës së VV-së para Prokurorisë Speciale për rastin e Astrit Deharit.
Përmes një postimi në “Facebook”, Kryeziu ka thënë se VV-ja pavarësisht nëse është në opozitë apo pushtet, gjithnjë në kohë zgjedhjesh, përpiqet ta shfrytëzojë jetën dhe vdekjen e Astrit Deharit për të fituar vota.
“E trishtueshme të shohim se si një subjekt politik, pavarësisht nëse është në opozitë apo pushtet, gjithnjë në kohë zgjedhjesh, përpiqet të shfrytëzojë jetën dhe vdekjen e Astrit Deharit për të fituar mbështetje politike, duke ndikuar ndjenjat e publikut”, ka shkruar Kryeziu.
Sipas Kryeziut, përdorimi i fatkeqësisë së Astrit Deharit “për të manipuluar opinionin publik dhe për të mbledhur një grusht vota është i papranueshëm dhe përbën një mungesë respekti për kujtimin e tij”. /TelegramNews.com.