Me rastin e Krishtlindjes ortodokse, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shkuar sot në konakun e dy familjeve në Shtërpcë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook, ku ka treguar se është mirëpritur në familjet Illic dhe Flipovic.
“Nga këto familje mikpritëse e punëtore ua përcjellim urimet e përzemërta të gjithë besimtarëve bashkëqytetarë tanë që festojnë sot Krishtlindjet ortodokse sipas kalendarit julian. Gëzime paçi në familjet tuaja”, ka shkruar ministri.