Krerët shtetërorë dënojnë sulmin ndaj kryeministres së Danimarkes

Krerët shtetërorë të vendit kanë dënuar sulmin ndaj kryeministres së Danimarkës, Mette Frederiksen.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duke thënë se dhuna kundër çdo lideri paraqet njëherësh edhe sulm ndaj demokracisë.

Ajo në X tha se sulmi i  kryeministres është i tmerrshëm.

“E dënoj ashpër. Dhuna kundër çdo lideri është një sulm ndaj vetë shpirtit të demokracisë. Qëndro e fortë, e dashur Mette”, ka shkruar Osmani në X.

Derisa edhe kryeministri I vendit, Albin Kurti ka thënë se kjo ngjarje shqetësuese vjen mes dhunës dhe tensionit në rritje përpara zgjedhjeve të Bashkimit Evropian.

“Figurat politike, veçanërisht gratë, përballen me kërcënime dhe rreziqe alarmante në rolet e tyre publike, duke theksuar kërcënimin e rëndë ndaj demokracisë që përfaqësojnë sulme të tilla. I urojmë kryeminsitres Frederiksen shërim të shpejtë dhe të plotë gjatë kësaj kohe sfiduese”, shkroi Kurti.

Ndyshe, kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen është sulmuar dhe rrahur nga një burrë në qendër të Kopenhagës të premten.

Sulmi vjen dy ditë përpara se danezët të shkojnë në qendrat e votimit për të votuar në zgjedhjet e BE-së

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews