Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar kujtuar ish-luftëtarin Bekim Berisha në 25 vjetorin e vrasjes së tij në betejën e Junikut.
Krasniqi tha se për armikun, ai ishte vetë makthi.
“Bekim Berisha – Abeja, është një nga shqiptarët e rrallë që nuk humbi asnjë mundësi për të luftuar kundër regjimit gjenocidal serb. Në Kroaci, Bosnje e Kosovë – ai ka vetëm një emër dhe një epitet: Hero! 26 vite më parë, në betejën e tij t’fundit, atë të Junikut, Abeja i dha Atdheut edhe të vetmen gjë që i kishte mbetur: Jetën e tij! “, tha Krasniqi.
Më tej shtoi se “me bashkëluftëtarët Bedri Shala, Elton Zherka dhe Përmet Vula – ata u përjetësuan në altarin e shenjtë të lirisë”, tha Krasniqi./TelegramNews./