Kosova me fusnotë në CEFTA, reflekton nën rezolutën 12/44

Qeveria Kurti ka dhënë dritën jeshile për liberalizim tregu  të lirë dhe pa pengesa ndaj mallrave të Serbisë në Kosovë, nën  fusnotën e cila shpjegon në fund të faqes se Kosova  zhvillon tregtimin  brenda gjeografisë rajonale të organizatës, nën rezolutën 12/44 të KS të OKB-së. Pra, pa paragjykuar statusin.

Sipas premtimeve të  Emisarit të Ballkanit Perëndimor Manuel Sarazin  nga Samiti i Berlinit, Kosovës i është premtuar largimi i UNMIK-ut dhe zëvendësimi me Kosovën nën fusnotë.

Inerpretimi i këtij  procesi,  Kosova me fusnotë por pa UNMIK, paraqet ofertën e sponsorit  të organizatës  CEFTA që është Berlini,  me disa rregulla të panjohura nëse vlejnë akoma  ligjet e tregtisë së lirë  ku Serbia konform mandatit të UNMIK-ut,  pushton tregun e Kosovës, si territor të vetin për furnizim me mallra.

Fillimisht pas lufte, Serbia për furnizimin e tregut kosovar, për shumicën e mallrave, nuk paguante tatim, ndërsa më vonë nga lista e mallrave tatimoheshin  ato që nuk njiheshin si mallra bazë të konsumit ditor.

Nëse këto  rregulla kanë ndryshuar , Qeveria është dashur ta thotë publikisht, por ajo që është paraqitur  nga Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, nuk ka thënë akoma asgjë,  nëse Kosova me fusnotë dallon diçka nga  shtetet e rajonit, apo nëse tregton me të njëjtat rregulla dhe ligje, pse duhet të figurojë asteriksi.

Qeveria Kurti në momentin e fundit ka ndezur dritën e gjelbërt për të qenë pjesë e CEFTA-s, por qytetarët nuk kanë marrë sqarime bazë nga  ndryshimi nën logon e UNMIK-ut në atë Kosova me fusnotë./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews