Kosova ka arritur fitore me rezultat të thellë 4:0 ndaj Qipros në kuadër të Ligës së Kombeve.
Goli i parë u shënua qysh në minutën e nëntë përmes Vedat Muriqit, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë.
Menjëherë pas 12 minutash, “Dardanët” dyfishuan epërsinë e tyre.
Sërish Vedat Muriqi realizoi golin e dytë përsonal dhe të dytin në ndeshje pasi pranoi asistimin e Donat Rudhanit.
Me rezultatin 0:2 u mbyll edhe pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Kosova shënoi edhe dy gola tjerë.
Qysh në inkuadrimin e tij menjëherë në pjesën e dytë, Albion Rrahmani realizoi për golin e tretë të Kosovës.
E për rezultatin përfundimtar prej 0:4 u përkujdes mbrojtësi Lumbardh Dellova në stilin e një sulmuesi në minutën e 55-të.
Me këtë fitore, Kosova merr tri pikët e para të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.