Konventa e PDK-së, Hoxhaj: Jam i sigurt se Bedri Hamza do ta qeverisë Kosovën

Enver Hoxhaj, nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se është i sigurt që Bedri Hamza do ta qeverisë vendin pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Ai ka deklaruar se Konventa e PDK-së që do të mbahet sot është një ngjarje që do të mbahet mend brenda katër viteve të ardhshme.

“Mendoj se Konventa e PDK-së është ngjarje e ditës, por do të jetë edhe ngjarje për katër vitet e ardhshme. Jam i sigurt se Bedri Hamza do ta udhëheq Qeverinë e ardhshme të Kosovës në zgjedhjet më 9 shkurtit”.

“Pas 9 shkurtit, Hamza do t’i prijë procesit politik. Konventa si e tillë, është një konventë shprese, optimizmi dhe besimi, diçka që konventat e PDK-së çdo herë e kanë karakterizuar këtë parti politike. Qëllimi kryesor i konventës sot është jo vetëm që Hamza të konfirmohet para anëtarësisë, po mbi të gjitha Hamza para qytetarëve të Kosovës, para mijëra anëtarëve që do të jenë në Prishtinë, ta shpalosë programin për katër vitet e ardhshme”, ka thënë Hoxhaj në emisionin “Info Magazine”.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews