Kandidati për kryeminister nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza së bashku me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi kanë vizitur familjen e Hashim Thaqit ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli në 4-vjetorin e arrestimit të tyre nga Gjykata Speciale.
Përmes një postimi në Facebook, Hamza tha se nëntorët e viteve të fundit nuk janë si mëparë dhe se Thaçi e Veseli po i mungojnë Kosovës.
“Sot i vizituam familjet e tyre, të cilat janë plot me shpresë, siç jemi edhe ne, që ky proces i stërzgjatur së shpejti do të marrë fund me konfirmimin e pastërtisë së luftës së UÇK-së dhe rikthimin e tyre në mesin tonë. Sot, më shumë se kurrë, ne duhet të qëndrojmë të bashkuar për ta, për Kosovën dhe të ardhmen e popullit tonë”, ka shkruar ai.