Kongresi i PS-së, Rama: Do të marrim mandat të katërt shembullor

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi sot në Kongresin Zgjedhor të PS-së “do të marrim një mandat të katërt shembullor me fuqinë e të cilit do të adresojmë çështjen e pensioneve”.

Në fjalën e tij Rama tha se “PS ka një emër shumë të madh, ka një kuptim shumë të plotë. PS është një interes kombëtar, PS është interes publik, PS është interes njerëzor dhe ne jemi PS dhe vetëm ne askush tjetër nuk ka se ku i shkon detyrës që prioritetin numër një për të çuar tek familjet, njerëzit, frytet e këtij zhvillimi të kemi pensionistët”.

Rama bëri të ditur se “kemi filluar për rishikimin e pensioneve për gjyshërit e gjyshet e këtij vendi duke filluar nga ata që jetojnë në Shqipëri dhe në radhë parë që marrin pension sot e gjithë ditën akoma si pension social, ne e vumë atë pension social se e kishim zero, por nuk mund të vazhdojmë më”.

Sigurisht, vijoi Kryeministri, kjo është një pjesë e vështirë e ekuacionit financiar të këtij vendi, ku me të gjitha gropat që gjetëm e mbyllëm nga ata që tani e bëjnë gropë edhe ballkonin, ajo më e madhja që është sot e hapur, sot e gjithë ditën, është gropa e defictit të skemës së pensioneve për të gjithë ata të moshuar që kanë në dalë në pension para reformës sonë të mandatit të parë, se ata që kanë dalë më pas u ka shkuar e u shkon pensioni më i arsyeshëm”, shkruan ATSH, transmeton KosovaPress.

“Sado e vështirë të jetë ne jo vetëm nuk do t’i shmangemi kësaj sfide, por ne do të marrim një mandat të katërt shembullor me fuqinë e të cilit do të adresojmë çështjen e pensioneve”, përfundoi Rama. /KP

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews