Komuna e Përparim Ramës i jep “dajës së VV-së” tenderin 2.8 milionësh për nëertimin e therrtores publike

Komuna e Prishtinës, në krye me Përparim Ramën, i ka dhënë tender në vlerë 2.8 milionë euro kompanisë “ALFA.i”, që është në pronësi të Halil Jahaj apo siç njihet ndryshe si “Daja i Vetëvendosjes”. Tenderi është dhënë për ndërtimin e therrtores publike në kryeqytet.

Kontrata është dhënë dje, derisa nënshkrimi i saj planifikohet të bëhet nesër. Vlera totale e saj është 2 milionë e 877 mijë e 777 euro.

Me këtë kontratë parashihen punët përgaditore, të dheut, të betonit, të armaturës, të konstruksioneve metalike, muratimit, punët e tavaneve me gipspllastikë, të suvatimit dhe gletit, të ngjyrës, nivelizimit, termoizolimit dhe hidroizolimit të dyshemesë, punët e izolimit me sandëich panel, punët e dyerve dhe dritareve, fasadës, qeramikës dhe eposksidit, ulluqet dhe pikoret si dhe kubëzimi i oborrit dhe shtegut rreth objektit.

Emri i Halil Jahaj kishte qenë kryefjalë e mediave gjatë qershorit të vitit 2022. Nofka për të si Daja i Vetëvendosjes kishte filluar të përdorej pasi një aktivist i VV’së, vite më parë, e kishte quajtur kështu në një postim në Facebook, ku kishte publikuar fotografi me të.

Në atë vit, Nacionale kishte publikuar një audio-përgjim, ku pretendohej për korrupsion në Ministrinë e Infrastrukturës, e që e lidhte me emrin e Jahajt dhe një kompanie “Infratek” që pretendohej se ishte e tij.

Ky medium raportonte se një punonjës i kësaj kompanie, zyrtarisht në pronësi të Florije Jahaj, kishte kërkuar deri 30 mijë euro ryshfet për “t’i kryer punë” një kompanie në Ministrinë e Infrastrukturës. Aty pretendohej se Jahaj ishte “jaran” me Ministrin Aliu.

I pyetur për këtë audio-incizim, Aliu kishte treguar se e njeh Halit Jahajn, duke thënë se e kishte takuar në Vetëvendosje.

“Halil Jahaj e kam takuar në VV. Është inxhinier i ujërave dhe e njeh leminë e ujërave dhe kemi diskutuar leminë e ujërave”, kishte thënë Aliu, duke shtuar se “Ky (Halil Jahaj) nuk është në përgjim”.

“Doli një zyrtar i kompanisë në të cilën as ky (Halil Jahaj) nuk është pronar. Bëhet fjalë për një kompani, Infratek të cilën unë e njoh për herë të parë e cila në vitin 2018 e ka kontratën e cila e ka bërë projektimin e asaj rruge me 100 mijë probleme e defekte”, kishte thënë Aliu në një intervistë në T7.

Jahaj, sipas raportimeve, ishte edhe daja i këshilltarit të Liburn Aliut, Florent Ramqajt.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews