Musmurati: PDK pati treguar për votën e përbashkët LDK-VV për Badovcin, aty prishëm koalicionin

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besianë Musmurati, është deklaruar rreth zhvillimeve të fundit në Komunën e Prishtinës.

Musmurati përmes një postimi në “Facebook” tha që asambleisti nga Lëvizja Vetëvendosje sinjalizoi që shkëmbimi i tokave në Badovc kishte vlerë 50 milionë euro.

Ajo tha që Përparim Rama e kishte bërë këtë në bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Me datë 23 dhjetor 2023, me propozimin dhe insistimin e Përparim Ramës si dhe me votat e Lidhjes Demokratike dhe Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës është mundësuar shkëmbimi i tokave komunale në Badovc. Kur afera multi-milionëshe doli në media, e kur ne bëmë të ditur qëndrimin tonë të prerë kundër këtij shkëmbimi, u ndërpre edhe koalicioni i PDK-së në Prishtinë me Përparim Ramën. Në shkurt të 2024 edhe formalisht e shfuqizuam vendimin për shkëmbimin e dëmshëm në Badovc. PDK në Prishtinë ishte partia e vetme konsistente sa i përket Badovcit dhe tendencës së vazhdueshme për të tjetërsuar pronat komunale dhe për t’i shndërruar ato në toka për ndërtime private”, ka shkruar Musmurati.

Njëherësh ajo tregoi që ishte pikërisht kjo arsyeja që PDK kishte dalë nga koalicioni me LDK-në në Prishtinë, pasi që nuk ishte pajtuar me Përparim Ramën për të shkëmbyer tokat komunale në Badovc.

“Sot të gjithë jemi dëshmitarë të një videoje, ku një asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje haptazi po sinjalizon për shkëmbimet 50 milionëshe që do të ndodhnin në Badovc si pasojë e votës së përbashkët të LVV-së dhe Përparim Ramës. Shpresoj që do të kemi sinjalizim edhe për tjetërsimin e tokës komunale te Stacioni i Autobusëve, ku prap me votat e Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Rama tokën komunale e shndërroi në tokë për ndërtim privat. Çdo ditë e më shumë që po kalon, po bëhet edhe më e qartë që qytetarët e Prishtinës do të ndëshkojnë të gjitha partitë që në emër të tyre mundohen të bëjnë pazare milionëshe me toka komunale”, vijon ajo.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews