Avokati, Arianit Koci ka njoftuar se strishoja e nënës së Faton Hajrizit është dhënë, shkruan TelegramNews.
Koci në Facebook tha se çdo gjë ka shkuar sipas planit, dhe se tashmë ai dhe nëna e Fatonit janë rrugës për në Skenderaj.
“Strishoja e gojës e nanës së Faton Hajrizit është dhënë. Çdo gjë ka shkuar sipas planit tim. Zonja është me mua, rrugës për në Skenderaj.Tanimë nuk ka asnjë arsye të mos lirohet trupi, posa të kryhet analiza e strishos!”, tha Koci.
Ndryshe, kërkesën për strisho avokatit Koci ia kishin bërë autoritetet në Serbi për identifikimin e trupit të Hajrizit./TelegramNews./