Faton Klinaku nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë thirrje që veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të mos udhëtojnë nëpër Serbi, Maqedoni apo Mal të Zi.
Kjo pasi sipas Klinakut, pushtuesi serb vazhdimisht po freskon listat, duke i futur në Interpol apo Europol.
“Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duhet të kenë kujdes kur udhëtojnë jashtë Kosovës, e sidomos të mos udhëtojnë nëpër Serbi, Maqedoni, Mal të Zi, sepse pushtuesi serb vazhdimisht po freskon listat, duke i futur në Interpol apo Europol”, ka shkruar Klinaku. /TelegramNews.com.