Trupat italiane nga rezervat e KFOR-it përfunduan mbrëmë dislokimin e tyre në misionin KFOR të udhëhequr nga NATO, të cilat do të zëvendësojnë rezervat që nisen nga Greqia dhe Bullgaria.
Reparti përbëhet nga Regjimenti i 5-të i Këmbësorisë i Brigadës AOSTA, dhe nga personeli shtesë i Karabinierisë Italiane, thuhet në njoftim.
Batalioni do të vendoset në Camp Villaggio Italia për disa muaj. Ajo do të kryejë një sërë aktivitetesh, duke përfshirë patrullimet, dhe do të përdoret në përgjigje të çdo zhvillimi përkatës të situatës së sigurisë.
KFOR-i thotë se mbetet i përgatitur mirë për të trajtuar çdo skenar të sigurisë, si dhe vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme..kp