“Kërmij” dhe “lepuj”, Isufaj për deklaratën e Kurtit: Fyese dhe denigruese, s’kemi ngritur asnjë aktakuzë për asnjë ministër aktual

Kryeministri Albin Kurti mbrëmë ka sulmuar Prokurorinë, duke i quajtur prokurorët e Kosovës “lepuj” dhe “kërmij”. Për këto deklarata të tij, Kryeprokurori i Shtetit, Blerim Isufaj tha se janë fyese dhe denigruese.

Isufaj shtoi se këto deklarata jo vetëm minojnë integritetin e sistemit të drejtësisë, por edhe cënojnë besimin e publikut në sundimin e ligjit.

“Deklaratat denigruese dhe fyerjet publike ndaj prokurorëve dhe institucioneve të prokurorisë jo vetëm që minojnë integritetin e sistemit të drejtësisë, por e cenojnë edhe besimin e publikut në sundimin e ligjit”, tha Isufaj në konferencë për media.

Ai tha se mënyra se si funksionon kjo qeveri dëshmohet lehtë, se “kemi ngritur aktakuza për pesë ish ministra të qeverive të kaluara, dhe asnjë s’është ngritur për ndonjë aktual”.

“Më lejoni t’ju jap vetëm një fakt: aktualisht kemi të ngritura aktakuza për pesë ish ministra, të kabineteve tjera qeveritare e kam fjalën; nuk e kemi të ngritur asnjë aktakuzë për asnjë ministër aktual. Kemi të hudhura 17 kallëzime penale për ministrat aktualë në detyrë. Unë nuk di cili është argumenti më i madh që tregon se ne nuk punojmë në mënyrë selektive, se fare s’na intereson ajo punë. Ne punojmë vetëm në bazë të provave, në bazë të ligjit dhe në bazë të Kushtetutës. Kjo nuk do të thotë fare se në të ardhmën nuk do të ketë aktakuza edhe për ministrat aktualë, por po them,derisa po flasim, nuk e kemi asnjë aktakuzë për ministrat në detyrë, i kemi të gjitha për ish ministrat e kabineteve të tjera”, tha tutje Isufaj.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews