Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se është ndalur njësia B2.
KEK ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe do të kryhet një kontroll teknik i pajisjeve dhe do të eliminohen defektet e paraqitura në kaldajë. Ka njoftuar se ka pasur rrjedhje të ujit.
KEK ka bërë të ditur se sanimet pritet të përfundohen nesër dhe se është siguruar e gjithë energjia e nevojshme për sot.
“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton opinionin se sot, rreth orës 01:08min. është ndalur njësia B2. Gjatë kësaj ndalese të shkurtër, do të kryhet një kontroll teknik i pajisjeve dhe eliminimi i defekteve (rrjedhjeve të ujit) të paraqitura në kaldajë.
Ky proces dhe sanimet e nevojshme janë planifikuar të përfundojnë nesër gjatë ditës. KEK, gjithashtu bënë me dije që ka arritur të sigurojë të gjithë energjinë e nominuar nga njësia B2 për sot, datë 05.12.2024. Kjo ndalesë është e nevojshme për të siguruar që njësia të jetë në kushte optimale për prodhim dhe për të garantuar vazhdimësinë dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike”, ka njoftuar KEK-u.