Kastrati: Gjykata Speciale është krijesa politike që po e përdor “drejtësinë” si një mjet për realizimin e agjendave kundër shtetit tonë!

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati ka thënë se Gjykata Speciale me seli në Hagë paraqet një disonancë karrshi normave të drejtësisë ndërkombtare dhe standardeve të barazisë.

Ai ka thënë se Gjykata Speciale karakterizohet nga mos-transparenca dhe sfidimi i legjitimitetit të sistemit të drejtësisë së Kosovës dhe si e tillë me këto veprime ofendon edhe qytetarët e vendit.

“Gjykata Speciale tanimë paraqet një disonancë të thellë në krahasim me normat e pritshme të drejtësisë ndërkombëtare dhe standardeve të barazisë. Kjo gjykatë, është larg, shumë larg përfaqësimit të drejtësisë dhe karakterizohet me mos-transparencë të jashtëzakonshme. Ky mekanizëm e ka sfiduar vazhdimisht legitimitetin e sistemit të drejtësisë së Kosovës. Rrjedhimisht, kjo ka shkaktuar një devalvim të sovranitetit dhe të procesit të vendimmarrjes brenda shtetit. Ky është ofendimi më i madh që i bëhet qytetarit të këtij vendi”, ka thënë ai.

Tutje Kastrati është shprehur se kjo gjykatë po keqpërdorë në mënyrë brutale mandatin që i ka dhënë Kosova duke prodhuar narrativa selektive e të anshme që synon rishkrimin e narrativës së historisë së vendit.

“Duke keqpërdorur brutalisht strukturën dhe mandatet që i ka dhënë vet Kosova, kjo Gjykatë në mënyrë konsistente ka prodhuar narrativa qëllimisht selektive dhe të njëanshme duke kontribuar ndjeshëm në çekuilibrimin në mes të vërtetës në njërën anë dhe kërkesës e nevojës për një proces të drejtë dhe të paanshëm në anën tjetër. Kjo Gjykatë tanimë është bërë një armë e papërgjegjshme e cila po qëndron si një shpatë mbi kokën e Kosovës. Ajo është shëndrruar në një mekanizëm që po kontrollon narrativën historike dhe politike të vendit, me qëllim rishkrimin e saj”, ka thënë Kastrati.

Deputeti kastrati gjithashtu ka kritikuar këtë gjykatë edhe sa i përket mosraportimit në Kuvendin e Kosovës.

“Në vend se të raportojnë te Kuvendi i Kosovës përfaqësues të këtij mekanizmi të padenjë dhe të padrejtë takohen me diplomatë në përpjekje për të mbajtur të fshehur të vërtetat e procesit. Nuk ka dyshim se ky mekanizëm i padrejtë është shëndrruar në një proces që përçon mesazhe të rrejshme më arenën ndërkombëtare për historinë e Kosovës, duke shkaktuar kështu neveri të jashtëzakonshme te shqiptarët e këtij vendi që sakrifikuan çdo gjë për lirinë tonë”.

Qëllimi i Gjykatës Speciale sipas Kastratit është dobësimi i vendit qoftë në aspektin e stabilitetit po ashtu edhe normalizimit si një shtet normal.

“Tanimë është evidente që ky proces ndaj UÇK-së është një fushatë që ka për qëllim të dobësojë çdo mundësi të kthimit të Kosovës në një shtet normal, stabil e të pavarur, duke përdorur një formë të padrejtë të drejtësisë për të mbajtur gjithçka nën kontrollin e pushteteve të huaja anti-Kosovë”.

Ai ka thënë se kjo nuk do të zgjasë shumë pasi që “këtë proces e rrëzuan faktet” duke shtuar se si Hashim Thaçi po ashtu edhe Kadri Veseli janë të papërkulur.

“Por kjo nuk do të zgjas pafundësisht. Pasi këtë proces e rrëzuan faktet, kjo gjykatë shpejt do të rrëzohet përballë dëshirës së palëkundur të këtij populli për liri e drejtësi. Asgjë nuk ka mund ta rrëzoj krenarinë dhe dinjitetin e këtij populli. Këtë nuk mund ta bëjë as kjo gjykatë!

Hashim Thaçi e Kadri Veseli janë të papërkulur, sepse historia e lirisë së Kosovës nuk mund të shuhet apo rishkruhet kurrë”, ka thënë ai.

Kastrati ka akuzuar kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani për agjendë anti-UÇK meqë sipas tij ata heshtin përballë procesit të padrejtë të Gjykatës Speciale.

“Fatkeqësisht, Albin Kurti e Vjosa Osmani kanë dëshmuar se janë pjesë e agjendave anti-UÇK me qëndrimet apo edhe heshtjen rreth proceseve të padrejta të kësaj gjykate. Arsyet i dijnë vetëm këta dy, por shpejt do i kuptojmë edhe ne të tjerët 😁 ! MOS U TUTNI!”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews