KDI: E papranueshme që Konjufca nuk udhëhoqi seancat e fundit, pushteti mos ta paralizojë punën e Kuvendit

Instituti Demokratik i Kosovës ka kërkuar nga pushteti që mos ta paralizojë punën e Kuvendit të Kosovës, pas mospjesëmarrjes në disa seanca.

KDI në një konferencë për meida të enjten, ka thënë se fillimi i sesionit vjeshtor po sfidohet nga veprimet që minojnë funksionimin e jetës parlamentare.

“Kur kanë mbetur rreth dy muaj deri në përmbylljen e punës së kësaj legjislature, Kuvendi ka në agjendë plot 23 pika, që po barten nga seanca në seancë – disa prej tyre edhe që nga viti i kaluar. Përpos këtyre pikave, në këtë periudhë do të duhej të shqyrtoheshin edhe rreth 50 projektligje e vendime me interes jetik, që janë pjesë e agjendës legjislative.” – thuhet në një komunikatë të publikuar në Facebook pas konferencës.

“Megjithatë, kjo agjendë e ngjeshur nuk po reflektohet në planifikimet e Kuvendit për mbajtje të seancave dhe shqyrtim përmbajtjes legjislative, meqë që nga fillimi i sesionit vjeshtor në javën e dytë të shtatorit, të tri seancat e thirrura janë mbyllur menjëherë në mungesë kuorumi – pa arritur që të miratohet ndonjë projektligj.

Në javën e fundit, posaçërisht sfidues për punën e Kuvendit ka qenë bojkotimi i seancave plenare nga shumica parlamentare, në rastet kur opozita ka propozuar diskutime ose ka thirrur seanca të jashtëzakonshme për tema të rëndësishme.” – thuhet tutje.

KDI po ashtu e ka cilësuar si të papranueshëm veprimin e kryetarit Glauk Konjufca i cili nuk ka udhëhequr seancat e fundit të thirrura nga opozita.

“Është e paprecedentë që bojkoti si instrument politik parlamentar, shfrytëzohet nga partitë në pushtet, të cilat, në fakt, do të duhej të ishin përgjegjëse për funksionimin dhe mbarëvajtjen e punimeve plenare të Kuvendit. I papranueshëm është edhe veprimi i kryetarit Glauk Konjufca për të shmangur udhëheqjen e seancave të fundit të thirrura nga opozita – përkundër që ky përbën një obligim të tij kushtetues.

Kuvendi duhet të jetë hapësira kryesore për të zhvilluar debat të hapur dhe konstruktiv për çështje janë në interes të publikut; dhe jo të konsiderohet vetëm si makineri votimi. Debatet i formësojnë opinionet publike, i japin drejtim politikave, si dhe prodhojnë alternativa për vendimet që merren në Kuvend”.

Komunikata e plotë:

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews