“Ndoshta në fundjavë do të shpallet pavarësia”: Hoxhaj tregon prapaskenën interesante me Kaidanowin

Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, ka shkruar në lidhje me vdekjen e ish-ambasadorës së ShBA-së në Kosovë, Tina Kaidanow.

Hoxhaj ka shkruar se ndihet i pikëlluar me lajmin e vdekjes së ish-diplomates amerikane.

Tutje, ai ka treguar një prapaskenë interesante.

“Kur procesi ishte përmbyllur, por Këshilli i Sigurimit të OKB-së nuk arriti pajtim të plotë për të mbështetur planin e Ahtisaarit në fund të vitit 2007, ishte Tina ajo që në muajin shkurt më tha “ndoshta në fundjavë do të shpallet pavarësia e Kosovës”, duke e përmendur 17 shkurtin si datë të mundshme! E kur pavarësia u shpall dhe Kosova nuk kishte ministri të jashtme, ishte Tina ajo që vinte shpesh në zyrën time dhe shpesh e takoja në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, për të organizuar vizita në vende të ndryshme, për njohje. Ndër takimet më të rëndësishme, ishte edhe Konferenca Islamike e OBI-së në Senegal, pa përmendur vendet tjera perëndimore” – ka shkruar Hoxhaj, ndër të tjera.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews