Kanali i parë i transmetuesit publik, RTK1 ka ndërprerë transmetimin e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet “lënja pa bukë e Ushtrisë”. Në këtë seancë po marrin pjesë veç deputetët e opozitës pasi pushteti e ka bojkotuar.
Sinjali i seancës së Kuvendit kaloj në RTK3, derisa RTK1 ka filluar të shfaqë konferencën e përbashkët të kancelarit gjerman Olaf Schoz dhe Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit.
Derisa kancelari gjerman po fliste në konferencë, në gjuhen gjermane, RTK1 po e transmetonte atë pa përkthim në gjuhen shqipe.
Përkthimi u aktivizua tek disa minuta pas, në gjysmën e fjalës së Von der Leyen, e cila në konferencë u paraqit duke folur në gjuhen angleze.