Kapen 21 tonë peshk të kontaminuar me parazitë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka bërë të ditur se ka asgjësuar 21 tonë peshk të kontaminuar me parazitë të llojit ‘Anisakis’.

Sipas një njoftimi në Facebook, thuhet se ekipet inspektuese të mjekësisë veterinare të AUV-së, gjatë kontrolleve fizike dhe organoleptike, kanë zbuluar shenja të pranisë së parazitëve në peshk të ngrirë.

“Në pamundësi të kthimi asgjësohen 21,380 kg peshk i llojit Merluc produkt nga importi. Sipas legjislacionit në fuqi kjo sasi e peshkut nuk plotësonte kriteret ligjore për konsum publikë”, thuhet në njoftim.

AUV ka bërë të ditur që nuk do ta lejon paraqitjen e produktit në treg.

“Biznesi nuk arriti brenda afatit kohorë të kthej produktin në vendin e origjinës, ai paraqiti kërkesën për asgjësim, proces ky i cili u krye në prezencë të inspektorëve. AUV është e vendosur të mos lejoj asnjë produkt në treg, i cili nuk është i përshtatshëm për konsum”, thuhet tutje në njoftim. /TelegramNews/

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews