Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, e ka botuar një libër për karrierën dhe shërbimin e tij.
Në mesin e qindra faqeve, ai ka përshkruar një takim që ka pasur me Hashim Thaçin dhe raportet me të.
Gjithashtu flet edhe për akuzat për krime lufte ndaj Thaçit.
“Nuk mund të thuash se Kosova sot, me gjithë atë që kemi bërë, është model i demokracisë së tregut të lirë. Unë pata një pritje shumë të ngrohtë nga presidenti Hashim Thaçi dhe kam mbajtur gjithmonë marrëdhëniet më miqësore me të. Është një masë se sa e vështirë është për Kosovën t’i shpëtojë të kaluarës që ai tani është detyruar të japë dorëheqjen, i paditur për krime lufte që përfshijnë gjoja trafikimin e organeve të ushtarëve serbë”, shkruhet në libër.