Strategia politike, Evi Kokalari ka thënë se presidenti i sapozgjedhur, Donald Trump mund të ndihmojë në lirimin e Hashim Thaçit.
Përmes një postimi në “X”, ajo tha se se Trumpi e di mjaft mirë se ku është Thaçi dhe pse.
“Më lejoni t’ju them se presidenti Trump e di mjaft mirë se ku është Thaçi dhe pse, dhe më besoni kur ju them, Trump është një nga burrat më të dhembshur që do të gjeni ndonjëherë”.
“Ai do të ndihmojë të gjithë njësoj për të liruar Thaçin dhe dy burrat e tjerë, dhe kush e di, ndoshta do t’i ftojë ata të vizitojnë Shtëpinë e Bardhë sepse ky është Trump”, ka shkruar Kokalari.