Tahiri viziton Thaçin në Hagë: Shpresë dhe kurajo që sfidojnë muret rrethuese

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka vizituar sot ish-presidentin Hashim Thaçi, në Hagë.

Tahiri ka thënë se tek ai gjatë vizitës ka parë shpresë, optimizëm dhe kurajo të jashtëzakonshme dhe se ritmi i Thaçit bashkë me të tjerët i tejkalon ritmet “tona ditore”.

“Shpresë, optimizëm dhe një kurajo e jashtëzakonshme që ia humb kuptimin mureve rrethuese. Kjo është përshtypja nga vizita që pata sot tek Presidenti Thaçi, i cili, si gjithmonë, me karakterin e tij të palëkundur, i jep kuptim sakrificës, devotshmërisë dhe atdhedashurisë për Kosovën. Motivi që e mban atë dhe shokët e tij tejkalon ritmet tona ditore, sepse është i ngritur mbi ritmet e historisë së një kombi liridashës. Prandaj, si çdo herë e më shumë se çdo herë, shpresë, kurajo dhe besim, se këto mure nuk janë vendqëndrim, por vendkalim drejt të vërtetës së plotë, të cilën qytetarët e Kosovës presin të shpaloset shpejt, teksa i mirëpret si çlirimtarë, Hashim Thaçin dhe shokët e tij”, ka shkruar Tahiri.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews