Ish-zv.ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Izmi Zeka, në një prononcim për Telegram News, ka thënë se çështja e kthimit të kufomës së Faton Hajrizit në Kosovë nuk është e thjeshtë.
Zeka u shpreh se kjo për shkak se Serbia nuk bashkëpunon me Kosovën. Sipas tij, Serbia do të tentojë ta shfrytëzojë situatën politikisht.
“Rasti është përtej procedurave. Kemi të bëjmë në raport me Serbinë. Po të ishte gjendje normale edhe vdekja normale do sillte probleme. Rasti si ka ndodhur, do ketë probleme për sjelljen në Kosovë. Serbia s’do t’i respektojë procedurat. Nëse i shohim në bazë të disa principeve ndërkombëtare, do të duhej që me një kërkesë nga Kosova nga Ministria e Drejtësisë, të sillet kufoma në Kosovë”, tha Zeka për Telegram News.