Infantino pret presidenten Vjosa Osmani: Kosova dhe FFK gjithmonë do ta kenë mbështetjen e FIFA-s

Në kuadër të qëndrimit të saj në Paris për Lojërat Olimpike Verore, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pati një takim të rëndësishëm me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino.

Takimi u zhvillua në zyrën e FIFA-s në Paris, teksa u diskutua për përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe mbështetjen e futbollit në Kosovë nga ana e FIFA-s.

Presidenti Infantino, në një postim në rrjetet sociale, e cilësoi si një privilegj të mirëpriste presidenten Osmani dhe e vlerësoi shumë angazhimin e saj në zhvillimin e futbollit në vendin tonë.

“Ishte privilegj të mirëprisja presidenten e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani, në zyrën e FIFA-s në Paris”.

“Më parë pata nderin të takoja Dr. Osmani gjatë vizitës sime në vendin e saj të bukur në vitin 2022, dhe kjo ishte një mundësi e shkëlqyer për të vazhduar diskutimet tona”.

“Ne folëm për mënyrën se si futbolli mund t’i bashkojë njerëzit dhe shikuam planet për të vazhduar përmirësimin e infrastrukturës sportive në Kosovë, e cila do të mbështesë lojtarët e rinj të talentuar të vendit për të realizuar potencialin e tyre”.

“Federata e Futbollit të Kosovës e ka shfrytëzuar shkëlqyeshëm programin FIFA Forward dhe Dr Osmani e kupton qartë rëndësinë e mbështetjes së shtetit në zhvillimin e futbollit për t’u ofruar më shumë mundësi vajzave dhe djemve për të luajtur këtë sport të mrekullueshëm. I urova Dr. Osmani shumë fat dhe i thashë që shteti i saj dhe FFK-ja gjithmonë mund të llogarisin në mbështetjen e FIFA-s për zhvillimin e futbollit”, ka shkruar Infantino.

Presidenti Infantino është një mbështetës i madh i futbollit të Kosovës dhe ka raporte të shkëlqyeshme me Presidentin e FFK-së, Agim Ademi. Ai gëzon simpati të madhe për Kosovën, gjë të cilën e ka theksuar shumë herë, edhe për faktin se vendi ynë u anëtarësua në FIFA në Kongresin e parë të tij si president i këtij institucioni.

Ky fakt e bën lidhjen mes Kosovës dhe FIFA-s edhe më të fortë dhe të veçantë, duke nxitur bashkëpunimin dhe përkrahjen e ndërsjellë për zhvillimin e futbollit në vendin tonë.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews