Imane Khelif reagon me lot në sy pas akuzave se është burrë: Padrejtësi e madhe, por Allahu është me mua

Imane Khelif arriti në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike dhe kështu siguroi medaljen e parë për vendin e saj në Paris, ndërsa pas triumfit kritikoi Federatën Ndërkombëtare të Boksit (IBA).

Boksierja algjeriane është bërë mjaftë e përfolur, kur italianja Angela Carinin u tërhoq nga dueli me të vetëm pas 46 sekondave, duke pretenduar se Khelif është një trans dhe goditjet e saja janë shumë të forta.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar e lejoi Khelif të konkurronte në garën e femrave edhe pse Organizata Botërore e Boksit (IBA) e ndaloi më parë atë nga Kampionatin Botëror vitin e kaluar.

Megjithatë ajo ka marrë fitoret radhazi në Paris, derisa me lot në sy ka thënë se i është bërë shumë padrejtësi.

“Kam vite që boksoj nën kujdesin e Federatës Ndërkombëtare të Boksit, e cila më ka bërë padrejtësi. Por, Allahu është me mua. Allahu Ekber”, tha boksierja algjeriane pas meçit.

Khelif mundi me vendim unanim hungarezen Anna Luca Hamori dhe në fund të ndeshjes nuk i fsheh dot emocionet dhe qau pas gjithçkaje që i ndodhi ditëve të mëparshme.

Algjerianja e siguroi medaljen duke fituar ndaj Hamorit, pasi në boks medalje ndahen për të gjithë ata që hyjnë në gjysmëfinale dhe ajo do të luftojë për finale të martën.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews