“Shumë”, kjo ishte përgjigjigja e ish-kampionit të botës, Anthony Joshua kur u pyet se edhe sa vite i kanë mbetur deri në pensionimit e tij.
Joshua do të jenë në kërkim të një titulli të tretë të kampionit të botës këtë të shtunë, kur do të përballet me Daniel Dubois në kuadër të IBF.
Mirëpo sa i përket pensionimit, ai ka zbuluar se do të tërhiqet nga boksi vetëm nëse nuk ka më mentalitet për të vazhduar tutje.
“Nuk është aspekti fizik, jam i fortë si dem, jam mirë. Unë jam në formë, shumë në formë. Unë bëj shumë sport, ndoshta jam duke luftuar më shumë se kur isha kampion, kështu që po përpiqem më shumë”, tha Joshua.
Ndryshe, Anthony Joshua është 34-vjeçar, dhe para vetes ka ende shumë meçe.