Një mosmarrëveshje ndërmjet Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe Federatës Ndërkombëtare të Boksit mund të çojë në përjashtimin e boksit nga programi i sporteve olimpike.
Kjo problematikë ka ardhur për shkak se Komitetit Olimpik Ndërkombëtar ka kërkuar dorëheqjen e Umar Kremlev, që ka prejardhje nga Rusia nga posti i presidentit të Federatës Ndërkombëtare të Boksit, që të cilën ai e ka refuzuar.
Nëse kjo situatë nuk merr zgjidhje deri në fundit e këtij viti, atëherë boksi mund të përjashtohet nga programi olimpik, por Sekretari i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli është shprehur optimist se kjo nuk do të ndodh.
Frikë nga kjo situatë ka shprehur edhe trajnerja e Donjeta Sadikut, Marjola Sallauka. Ajo për KosovaPress ka thënë se boksi duhet të mbetet sport olimpik, pasi është ndër më të ndjekurit në botë.
Për boksierët e Kosovës, një vendim i tillë sipas Demollit do të ishte jashtëzakonisht i dëmshëm.
Ndryshe, Kosova u përfaqësua në Lojërat Olimpike në Paris edhe në sportin e boksit me boksieren Donjeta Sadiku, e cila fitoi luftën e parë por nuk arriti që të futej në zonën e medaljeve.