IKShPK: Në Kosovë nuk është raportuar asnjë rast me Lijën e Majmunëve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë të ditur se në Kosovë nuk është raportuar asnjë rast i dyshimtë sa i përket Mpox, dikur e quajtur si Lija e Majmunëve.

Përmes një postimi në Facebook, IKShPK ka njoftuar se kjo vjen pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), të mërkurën më 14 gusht 2024, ka shpallur Mpox (emergjencë globale për shëndetin publik, për herë të dytë brenda dy vjetëve.

“Në Republikën e Kosovës, nuk është raportuar asnjë rast i dyshimtë, sa i përket mpox dhe se nuk ka vend për panik, por për kujdes. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me OBSH-në dhe ECDC-në, për vlerësimin e rrezikshmërisë dhe rekomandimeve për masat që duhet ndërmarrë për sëmundjen në fjalë”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq IKShPK thotë se po e monitoron situatën duke bashkëpunuar me SHSKUK-në.

“Në laboratorët e IKShPK-së janë në dispozicion reagensët për testimin e rasteve të dyshimta. IKSHPK po monitoron situatën epidemiologjike në bashkëpunim me SHSKUK-në dhe konform situatës epidemiologjike në rajon dhe në botë, do të dal me njoftime të reja”, thuhet tutje në njoftim.

Profesionistët shëndetësor rekomandohen të rrisin vëmendjen për simptomat e sëmundjes, ndërsa qytetarët këshillohen që të lajmërohen te mjeku nëse kanë dyshime apo simptoma të sëmundjes.

Gjatë njoftimit IKShPK ka shkruar edhe për simptomat e kësaj epidemie.

Simptomat e Mpox zakonisht shfaqen 6-13 ditë (deri në 21 ditë) pas infektimit. Manifestimet klinike të sëmundjes përfshijnë: Simptoma të përgjithshme, febrile (ethe, dhimbje koke, të dridhura, dobësi fizike, ënjtje të nyjeve limfatike), skuqje të dallueshme (papulë) në lëkurë dhe plagë në mukozën (p.sh. në gojë, hundë, fyt ose traktin tretës), dhimbje shpine dhe dhimbje muskujsh”, njofton IKShPK. /TelegramNews.com.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews