Manipulimi në konkursin e ShSKUK-së, punësohen dy infermierët që iu trefishuan pikët

Dy prej kandidatëve që kishin aplikuar për pozitën e infermierit në konkursin e ShSKUK-së, të cilët testin me shkrim nuk e kishin kaluar e gjatë afatit të ankesave njërit iu kishin dyfishuar pikët e tjetrin iu kishin trefishuar, janë pranuar në pozitën për infermierë në QKUK,  me shkollë të mesme.

Kandidati me numër të dosjes 834 që kishte 21 pikë në testin me shkrim, gjatë afatit të ankesave iu dyfishuan pikët në 61 e ndërsa pas pranimit të njëjtit figuron totali prej 88.8. pikë.

Ndërsa kandidati tjetër i pranuar me numër 424, në testin me shkrim kishte marrë 12 pikë, në afatin e ankesave i rezultojnë 60 pikë, e ndërsa totali i figuron 88.2. pikë.

Telegram News ka raportuar në lidhje me këtë konkurs,nën dyshimet për manipulime gjatë këtij procesi.

Ndërkaq pas raportimit, disa aplikues kanë kontaktuar me Telegram News, dhe kanë dërguar fotografi lidhur me këtë konkurs.

Në  pamjet e siguruara shihet se testi me shkrim është fotografuar dhe është shpërndarë nga aplikuesit.

Lidhur me këtë rast ka regauar edhe ish-infermieri, Enlirat Duraku i cili i tha redaksisë  se shkeljet e rregullave e çuan deri në dorëheqje nga kjo pozitë.

“Prej disa muaj e kam lënë punën si shkak i parregullsive që kam hasur në punë. Tani jam i papunë. Kam dërguar ankesë dhe kërkesë në ShSKUK por prej të njëjtit nuk kam marrë përgjigjje”, tha Duraku.

TelegramNews ka siguruar edhe ankesën që ky i fundit ka dërguar në adresë të SHKUK-së.

Më tej, Telegram News ka mësuar emrin e njërit prej anëtarëve të komisionit lidhur me këtë konkurs,  që është Hasan Gashi por se i njëjti nuk ka pranuar të përgjigjet.  /D.Dërmaku/Telegramnews.com.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews