Qendra Klinike dhe Universitare ka njoftuar se ka filluar se realizuari projekti i Frytnimit të Asistuar Mjekësor (IVF) dhe se në shkurt pritet të fillohet me stimulim të vezoreve tek rastet e para, e më pas edhe aplikimet e para të IVF’së
Në njoftimin e lëshuar nga QKUK thuhet se deri tash konsultimet i kanë kryer rreth 300 çifte.
“Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK), njofton të gjithë qytetarët se projekti e Frytnimit te Asistuar Mjekësor (IVF), po realizohet sipas Planit të Veprimit, e që është i ndarë në disa faza. Për shkak të interesimit të madh, fillimisht bëhet përzgjedhja dhe klasifikimeve i rasteve, ku deri më tani konsultimet i kanë kryer reth 300 qifte. Gjatë muajit shkurt, sipas planit të veprimit, pritet të fillohet me stimulim të vezoreve tek rastet para, dhe në fazën tjetër fillojnë aplikimet e para të IVF”, thuhet në njoftim.