Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e shkrimtarit Ismail Kadare dhe ka bërë homazhe për të në Ambasadën e Shqipërisë në Kosovë.
Ai nënshkroi librin e ngushëllimeve në ditën kur Kosova festonte Ditën Kombëtare të Zisë. Hovenier shkroi: “Sot, teksa Kosova mban Ditën Kombëtare të Zisë, unë pata nderin të nënshkruaj librin e ngushëllimeve, duke kujtuar gjigantin letrar Ismail Kadare.”
Ambasadori vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm të Kadare në letërsinë shqipe dhe në botë: “Kontributet e tij të jashtëzakonshme në letërsinë e gjuhës shqipe kanë lënë gjurmë të pabesueshme në botë. Ngushëllimet e mia më të thella për familjen, miqtë dhe admiruesit e tij.”