Hoti: Ndryshimi i “Ligjit për skemat pensionale” është i domosdoshëm

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, tha se ndryshimi i “Ligjit për skemat pensionale” është i domosdoshëm.

Lidhur me këtë çëshje përmes një postimi në Facebook, Hoti tha se SBASHK-u me të drejtë e ka dorëzuar peticionin me mbi 20 mijë nënshkrime të qytetarëve në Kuvend.

“Ndryshimi i “Ligjit për skemat pensionale” është i domosdoshëm dhe duhet ta procedojmë për miratim në Kuvend pa asnjë vonesë. Sot, me shumë të drejtë SBASHK-u dorëzoi në Kuvendin e Kosovës peticionin me 20,458 nënshkrime të qytetarëve për ndryshimin dhe plotësimin e “Ligjit për skemat pensionale””, tha Hoti.

Deputeti theksoi se ky ligj duhet të ndryshohet pasi cenon të drejtën e punëtorëve lidhur me përvojën e punës.

“Ky ligj duhet të ndryshohet pasi cenon të drejtën e shumë punëtorëve lidhur me përvojën e punës për shkak të viteve të 90-ta. Secilit duhet t’i njihet e drejta për pension të dinjitetshëm. Të gjithë të punësuarit që arrijnë vitet e duhura të përvojë së punës duhet të gëzojnë pensionin përkatës, e jo të mbesin vetëm me pensionin e pleqërisë pas gjithë atyre viteve punë”, shtoi ai. /TelegramNews/

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews