Çitaku kritikon ashpër Kurtin: Mijëra shërbyes publikë pa rroga, mungesë totale e përgjegjësisë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mosekzekutimin e pagave ndaj sektorit publik. Pagat parashihet të dalin në ditën e fundit të muajit.

Çitaku ka thënë se kjo tregon mungesën e ndjeshmërisë së Qeverisë, si dhe të profesionalizmit.

“Ne duhet të kujtojmë që sot qindra mijëra shërbyes publikë, policë, mjek, mësues, ushtarë nuk i kanë marrë pagat e tyre. Kjo shpërfaq në mënyrë shumë brutale shkallën e lartë të papërgjegjësisë, mungesën totale të llogaridhënies brenda Qeverisë, mungesën e profesionalizmit dhe ndoshta çka është më tragjikja shpërfaq një shkallë të lartë të mungesës së empatisë, ndjeshmërisë”, ka thënë Çitaku në emisionin “Pressing”.

Ajo ka thënë se sonte shumë qytetarë janë në ankth për pasigurinë e tyre financiare.

Çitaku kritikoi Kurtin edhe për deklaratat e tij kundër mediave dhe ish-qeverive, dhënë në një organizim të internacionales socialiste atje.

“Kryeministri duhet ta di që në New York na përfaqëson të gjithëve”, ka deklaruar Çitaku.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews