Hoti kritikon Qeverinë: Zero transparencë për shpenzimet e taksave të qytetarëve

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se “ndalja e gjakderdhjes financiare” nga Qeveria Kurti ka qenë mashtrim.

Hoti në reagimin e tij, ka thënë se tri herë ka kërkuar përgjigje në Kuvend se ku janë shpenzuar 520 milionë euro për ndërmarrjet publike në vitet 2021-2023. Por që siç tha ai, asnjëherë nuk ka marrë përgjigje.

“Tri herë kam bërë pyetje parlamentare se ku janë shpenzuar 520 mil euro për ndërmarrjet publike në vitet 2021-2023. Herën e fundit që kam bërë pyetje parlamentare me shkrim ka qenë më 17 korrik 2023.  Asnjëherë nuk kam marrë përgjigje.  Kurrë nuk ka pasur kaq shumë shpenzime për ndërmarrje publike. Ndalja e ‘gjakderdhjes financiare’ ka qenë mashtrim.  Transparenca lidhur me shpenzimin e taksave të qytetarëve është obligim kushtetues. Këtij obligimi nuk mund t’i iket. Vjen një ditë kur duhet dorëzuar mandatin tek tjetri”, ka  thënë Hoti në reagimin e tij në Facebook./TelegramNews./

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews