Hamza në Munich: Afër 250 studentë që janë pjesë e universiteteve më të mira në Gjermani iu bashkuan ekipit tim

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka njoftuar se rreth 250 studentë që janë pjesë e universiteteve më të mira në Gjermani i janë bashkuar ekipit të tij.

Hamza thotë se secili prej tyre ka një rrëfim suksesi dhe se me diasporën Kosova mundet më mirë.

“Afër 250 studentë që janë pjesë e universiteteve më të mira në Gjermani, sot në Munich iu bashkuan ekipit tim dhe përpjekjeve për ta bërë Kosovën më të mirë”, ka shkruar Hamza.

“Secili prej tyre ka rrëfime të suksesit. Secili prej tyre është pjesë e kulturës dhe zhvillimit ekonomik aty ku jeton. Ata kanë arritur të integrohen, të bëhen konkurrues dhe të krijojnë ndërmarrje me dhjetëra të punësuar. Por, pandashëm, me shpirt e zemër, duan ta japin kontributin e tyre edhe për zhvillimin e Kosovës, për atdheun tonë të përbashkët.Me diasporën, Kosova mundet ma mirë!”, ka përfunduar Hamza.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews