Deputeti i pavarur, Haki Abazi deklaroi se Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka prishur punë me deputetët e kësaj partie për të kërkuar vota nga Lista Serbe.
Në seancë plenare ku është kërkuar nga PDK debat parlamentar pas publikimit të audio-inçizimeve mes Mimoza Kusari Lilës dhe Millan Radojiçiqit, Abazi tha se deputetët e partisë në pushtet, nuk kanë fytyrë të kërkojnë vota, e sa i përket atij ai tha se “nuk kisha dashur asnjë sekondë t’i takojë LVV-së” dhe shtoi:
“Nuk e di a më ka ndejt më mirë ndonjëherë përshkrimi-mbiemri i pavarur. Nuk kisha dashur për asnjë sekondë t’i takojë një grupit parlamentar siç është Lëvizja Vetëvendosje, për të cilën kam thënë para dy viteve që janë pazaret e pista për të hapur pompa të benzinës për të futur familjarë në punë, për të futur njerëz të afërt nëpër Gjykata Kushtetuese, për t’i bërë anëtarë të bordeve e të drejtorëve për interesa të vogla të cilat LVV ka kritikuar pushtetet e kaluara”, deklaroi Haki Abazi. /Telegram News