Kreu i Listës Serbe, Zlatan Elek, ka thënë se partia që drejton do të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit. Këtë ai e ka konfirmuar gjatë një paraqitjeje për RTS-në.
Elek ka thënë se do të synojnë që në zgjedhjet e 9 shkurtit t’i marrin dhjetë deputetë.
“Presim që më 9 shkurt të shkojmë në zgjedhje dhe Lista Serbe t’i fitojë të 10 mandatet në Kuvend”, ka thënë Elek.