Goli i shënuar kundër Evertonit nga Alejandro Garnacho ka fituar çmimin ‘Goli më i mirë i sezonit’ në Premierligë.
Ky gol që tashmë është shpallur më i miri i sezonit, ishte emëruar si goli më i mirë i muajit nëntor.
Bruno Fernandes ishte në mesin e kandidatëve falë super golit të shënuar me vollej goditje ndaj Burnleyt në muajin tetor.
Goli që kishte shënuar Garnacho ishte pothuajse i ngjashëm me atë që kishte shënuar Wayne Rooney ndaj Manchester Cityt dhe që konsiderohet si goli më i mirë në histori të Premier League.
Argjentinasi gjatë këtij edicioni në të gjitha garat me Manchesterin ka shënuar 10 gola, si dhe ka bërë pesë asistime./GazetaPuls