Sekretari për Anëtarësi dhe Financa i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi është shprehur se Bedri Hamza si kryeministër do të rrisë pagat shumë më shumë se sa janë sot, Ai tha se kryeministri Albin Kurti do të turpërohet kur t’i shohë.
“Për besë propozimet e pagave të zotit Kurti do të duken qesharake, atij ka me i ardhë marre, ndoshta nis dhe t’i ndërroj ato vendime, sepse tonat do të jenë shumë më serioze, punëtorët në Kosovë meritojnë më shumë”.
Po ashtu, në emisionin “DPT te Fidani”, Gjoshi ka thënë se Hamza do të merret me problemet më të madha të qytetarëve të Kosovës.
“Kosto e jetesës, nëse është arsimi, shëndetësia, papunësia këto temat kryesore që qytetarët e Kosovës i kanë, Hamza do të iu jap zgjidhje, do t’i jap zgjidhjet jo në fund të mandatit, por në fillim. Sa do të jenë pensionet, sa do të jenë pagat, sa do të jetë mbështetja në sektorin privat, për afaristët e rinj, për veteranët e luftës, të gjitha”, tha Gjoshi.