Gjoba prej 20 mijë euro, KESCO: Jemi duke e analizuar këtë vendim

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO), thotë se është duke e analizuar vendimin për gjobën prej 20 mijë eurosh të shqiptuar ndaj saj.

Zëdhënësja e KESCO-s, Margarita Rashiti ka deklaruar për Telegram News se shqyrtimi do të bëhet brenda 30 ditëve.

“Ne kemi pranuar një vendim nga Agjencia për Informim dhe Privatësi. Jemi duke e analizuar këtë vendim. Ky shqyrtim do të bëhet brenda 30 ditëve të ardhshme, ashtu siç e parashohin edhe dispozitat ligjore”, tha Margarita Rashiti.

Agjencia për Informim dhe Privatësi, thotë se gjoba u shqiptua për shkak se KESCO ka dështuar të zbatojë masat e sigurisë për të mbrojtur të dhënat personale të qytetarëve.

“Gjatë shqyrtimit të ankesave, AIP ka konstatuar se KESCO ka dështuar të zbatojë masat e sigurisë për të mbrojtur të dhënat personale të qytetarëve, duke shkelur kështu detyrimet e saj ligjore”, u tha në vendimin e shqiptuar.

Ndërkaq, Agjencia për Informim dhe Privatësi e ka gjobitur me 20 mijë euro Kompaninë Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) për shkelje të privatësisë së konsumatorëve. /TelegramNews.com.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews