Gjermania shkon në zgjedhje të parakohshme, caktohet data

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Gjermani pritet të mbahen më 23 shkurt 2025. Sipas burimeve parlamentare të partive për këtë datë kanë rënë dakord grupi parlamentar i SPD dhe CDU/CSU.

Kancelari Olaf Scholz (SPD) kishte propozuar fillimisht, pas prishjes së koalicionit tripartiak, një datë të re zgjedhjesh jo më vonë se fundi i marsit, ndërsa kreu i CDU-së Friedrich Merz donte që zgjedhjet të mbaheshin në janar.

Dakordimi mes socialdemokratëve dhe partive unioniste

Këtë e mësuan disa agjenci lajmesh, ndër to ARD, DPA, Reuters dhe AFP, nga grupet parlamentare.

Baza ishte si duket një marrëveshje midis SPD dhe CDU/CSU, pasi kreu i CDU-së Friedrich Merz hoqi dorë të hënën nga kërkesa e tij, që zgjedhjet të mbahen në 19 janar.

Kancelari Olaf Scholz (SPD) nga ana e tij kishte braktisur propozimin e tij fillestar për të organizuar zgjedhje të reja jo para marsit. Sipas burimeve të brendshme, këtë propozim e mbështesin edhe FDP dhe të Gjelbrit.

Kjo sjell qartësi për një nga datat pas shpërbërjes së koalicionit trepartiak. Mbetet për t’u parë se kur do të kërkojë kancelari Olaf Scholz votëbesimin në Bundestag. Sipas burimeve të ARD, Scholz pritet ta kërkojë votëbesimin në 16 dhjetor. Humbja e pritshme e votëbesimit hap rrugën për zgjedhjet e reja të parakohshme. CDU/CSU i kishte kërkuar Scholz-it ta kërkonte të mërkurën (13.11.) votëbesimin, gjë që ai refuzoi ta bënte. Nesër kancelari Scholz do të mbajë një deklaratë të posaçme qeveritare.

Zgjedhjet në shkurt – të realizueshme nga ana organizative

Zgjedhjet në shkurt ofrojnë hapësirë të mjaftueshme për organizimin e tyre. Kryetarja e Komisionit të Zgjedhjeve, Ruth Brand tha sot (12.11.) në një seancë të posaçme të komisionit të shqyrtimit të zgjedhjeve të Bundestagut se i konsideronte datat e shkurtit si “shumë të realizueshme për sa i përket sigurisë ligjore”. Sipas saj, mbajtja e zgjedhjeve ishte “e menaxhueshme”. Ajo më parë kishte shprehur me një letër publike rezerva për datën e janarit.

Këto zgjedhje të reja mbahen pas shpërbërjes së koalicionit tripartiak mes SPD të Gjelbërve dhe FDP-së javën e kaluar (06.11.). Kancelari Olaf Scholz liroi nga detyra ministrin e Financave, Christian Lindner (FDP), duke i dalë përpara braktisjes së koalicionit prej liberalëve të FDP. Pas kësaj, FDP u largua nga koalicioni që e qeveris Gjermaninë që prej dhjetorit 2021.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews