Hamza pritet ngrohtë nga mërgata në Gjermani: Kosova ka pasur një stagnim viteve të fundit, mundet më mirë

Kandidati për kryeminstër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza është pritur ngrohtësisht nga mërgata në Shtutgart të Gjermanisë.

Hamza në emisonin ‘Politiko’ është shprehur mirënjohës për pritjen që ia bëri mërgata, ndërsa theksoi se përkrahja e tyre dhe qytetarëve në Kosovë do t’ia sjellë fitoren PDK-së.

“Unë nuk e shoh mërgatën vetëm me votu edhe me dërgu para në Kosovë. E shoh si kontribut të jashtëzakonshëm gjatë të gjitha periudhave të historisë duke përfshirë edhe të viteve të 90-ta edhe gjatë luftës në tëra aspketet, si pjesëmarrës direkt në luftë edhe si financues të gjitha proceseve, si përkrahës të familjeve dhe ndërtimin e Kosovës. E shoh si potencial intelektual. Shpreh respektin për bashkëatdhetarët tonë dhe për një prezencë kaq madhështore dhe një tubim kaq impozant dhe plot energji”, ka thënë Hamza.

Tutje i pyetur se pse ka zgjedhur të kandidojë për kryeministër, Hamza tha se Kosova ka pasur një stagnim dhe se mundet të jetë më mirë.

“Kosova pavarësisht progresit, viteve të fundit ka pasur një stagnim, jam i sigurtë që Kosova mundet më mirë dhe për mu bë Kosova më mirë kërkon dije, eksperiencë, ekipë të mirë afër vetës dhe kërkon njerëz të gatshëm që me bë zbatimin e programit dhe të ketë rezultate konkrete. Jo shumë llafe por shumë punë dhe përmes punës me ndërru gjendjen në ekonomi, arsim, shëndetësi, përmirësim në infrastrukturës dhe mbi të gjitha me përmirësu standardin e jetës së qytetarëve të Kosovës “, tha Hamza. /TelegramNews

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews