Një person në Sllatinë është gjetur pa shenja jete, sot rreth orës 7:30 të mëngjesit.
Kështu konfirmoi për Telegramin, zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci ka thënë se viktima është gjetur pa shenja jete brenda një veture.
Derisa vdekjen e tij e kanë konstatuar mjekët emergjent.
“Rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë brenda një veture në fshatin Sllatinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull. Aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato të ekzaminimit, me qëllim sqarimin dhe ndriçimin e plotë të ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen”, tha Borovci për Telegramin.