Një person është lënduar në një aksident komunikacioni që ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-Pejë në Pasditen e së shtunës në Sllatinë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, ka thënë në aksident është përfshirë një veturë, e cila është vetaksidentuar.
“Rreth orës 16:50, policia i është përgjigjur një njoftim për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (Sllatinë). Në aksident është përfshirë një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit një person është dërguar për trajtim mjekësor”, tha Bajrami.
Policia ka dalë në vend të ngjarjes për të hetuar rrethanat e aksidentit dhe kryerjen e procedurave për rastin.