Gërvalla: Bashkëpunimi Kosovë – ShBA – Kroaci, shtyllë kyçe për paqen

Ministrja e Punëve të Jashtme e Diasporës, Donika Gërvalla, sot është takuar me ambasadoren e SHBA-së në Kroaci, Natalie Reyes, dhe ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla ka bërë të ditur se temë diskutimi ka qenë arritja e Kosovës në demokratizim.

Ndërkaq ministrja shtoi se bashkëpunimi mes Kosovës, ShBA-së dhe Kroacisë përbën një shtyllë kyçe për paqen.

“Bashkëpunimi strategjik ndërmjet Kosovës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kroacisë përbën një shtyllë kyçe për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Evropës Juglindore. Në takimin miqësor me ambasadoren e SHBA-së në Kroaci, znj. Natalie Reyes, diskutuam arritjet e rëndësishme të Kosovës në demokratizim, zhvillim dhe rrugën e saj drejt integrimit euroatlantik”, ka shkruar Gërvalla. /TelegramNews/

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews