Selektori i Kosovës, Franco Foda ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e shtatorit në kuadër të Ligës së Kombeve.
Kosova do të përballet me Rumaninë si vendas më 6 shtator dhe tri ditë më vonë do të jetë mysafir i Qipros.
Në listën e përzgjedhësit Foda janë 25 futbollistë me disa risi në të.
Më e reja është ftesa e Elvis Rexhbeçajt, si dhe sulmuesi i ri, Eliot Bujupi.
Foda ka ftuar edhe lojtarë nga Superliga e Kosovës si Ilir Avdyli, Ilir Krasniqi dhe Lindon Emërllahu, ndërsa nuk mungojnë as emra tjerë që janë larguar së fundmi si Ermal Krasniqi, Albion Rrahmani dhe Emir Sahiti.
Dardanët i nisin përgatitjet për këto dy ndeshje të hënën, me stërvitjen e parë që do të zhvillohet në orën 17:45, në Kampin Nacional në Hajvali.
Ndërkaq, në të njëjtën ditë, paraprakisht përzgjedhësi Foda, do të mbajë konferencë për media në hotel ‘Emerald’ në orën 13:00.
LISTA E PLOTË: