Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës në bashkëpunim me Trafikun Urban kanë lëshuar në qarkullim një autobus të linjës 4 për shkak të fushatës vetëdijësuese për kancerin e gjirit “Race for the Cure Prishtina 2024”.
Fushata e vitit të kaluar ka pasur një ndikim të madh në rritjen e numrit të mamografive të realizuara në kryeqytet.
Në gusht të vitit 2023 janë realizuar 80 mamografi, ndërsa në tetor numri ka arritur në 887, një rritje prej 1000%.
Fushata “Race for the Cure Prishtina 2024” do të përfshijë një sërë aktivitetesh, ndër të cilat më 6 tetor në Prishtinë do të organizohet ecja dhe vrapimi në mbështetje të grave që kanë kaluar përmes kësaj sëmundjeje.